Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kori i Universitetit “Haxhi Zeka” fitoi vendin e tretë në Zarë

Kulturë  |  30.05.2023 Ora 10:34   

Në mesin e 11 koreve nga Evropa, kori i fakultetit të Arteve nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë e ka fituar vendin e tretë në garën ndërkombëtare të koreve, që u mbajt në Zarë të Kroacisë.

 

Kjo garë u mbajt nga 25 deri më 28 maj, ku u prezantuan 11 ansamble vokale nga vende të ndryshme si Çekia, Sllovenia, Bosnje e Hercegovina, Angola, Kongo etj, teksa në mesin e tyre ishte edhe kori i përbërë nga studentët e Fakulteteve të Arteve nga Peja, të cilët garuan në kategorinë A dhe u shpërblyen me vendin e tretë.
 

Gara ndërkombëtare e koreve organizohet çdo dy vjet dhe është një kompeticion serioz në të cilin marrin pjesë koret të cilat kanë kulturë të këndimit koral me një juri profesionale.
 

Për RTK-në dekani i Fakultetit të Arteve njëherit edhe udhëheqës i korit, Hysen Nimani shprehet shumë i lumtur që puna e tij dhe e studentëve u shpërblye në këtë garë kaq të rëndësishme me gjithsej 43 studentë dhe me ndihmën e Prof.ass Adelina Paloja.
 

Kori është një shembull frymëzues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e artit për të ndryshuar botën dhe për të shpërfaqur një pikëpamje të unikë nëpërmjet imazheve dhe ekspresionit artistik./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing