Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jepet premiera kosovare e operës solemne “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kryezot i Arbërit”

Kulturë  |  18.05.2023 Ora 8:33   
Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, pas premierës në Tiranë, realizuan me sukses edhe premierën kosovare të operës solemne “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kryezot i Arbërit” nga Vasil S. Tole me libreto të vet kompozitorit mbi tekstin e Fan S. Nolit.
 
Interpretimi mbresëlënës i solistëve, tenorit Klodjan Kaçani, baritonit Artur Vera nga Shqipëria dhe sopranos Kaltrina Miftari, mexosopranos Dea Xhemaili e tenorit Rizah Jahaj nga Kosova, u duartrotikën nga publiku në sallën AMC, të mërkurën mbrëma.
 
Shoqëruar mjeshtërisht nga Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e mjeshtrit Sieva Borzak (Itali) dhe Hajrullah Syla në bashkëpunim me Korin e TKOB - së, drejtuar nga maestro Dritan Lumshi dhe me konceptin regjisorial të Ada Gurrës, kjo paraqitje shënoi thellimin e bashkëpunimit ndër institucional kulturor Kosovë - Shqipëri, i cili këtë sezon koncertal ka kapur shifrën e 5 projekteve të përbashkëta, si asnjëherë më parë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing