Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Polip” mbyll edicionin me retrospektivë letrare për të kaluarën tragjike

Kulturë  |  15.05.2023 Ora 10:19   

Autorë e përkthyes mysafirë të “Polipit” janë mbledhur në përmbyllje të Festivalit të dielën. Promovime librash, lexime e diskutime kanë qenë edhe në fokus të ditës së tretë. Në kremten e 13 vjetëve të Festivalit, në teatrin “Oda” janë shpërfaqur edhe sfidat për të funksionuar si komunitet artistik në kushte jo fort të mira. Misioni është rikonfirmuar edhe në mbyllje me promovimin e përmbledhjes me poezi “Shëtitje nëpër Srebrenicë” të shkrimtarit boshnjak Faruk Shehiq dhe “Jazra Grozni Khaleed” të autorit greko-çeçen Jazra Khaleed. Janë pasqyrim i së kaluarës tragjike në kohë lufte e edhe i pasojave të migrimit.

Festivali ndërkombëtar i letërsisë “Polip” ka synuar të hedhë dritë me letërsi këtë vit. Është paralajmëruar që para nisjes me temën “To the lighthouse”. U ka shërbyer lidhjeve kulturore e shkëmbimit letrar, sidomos mes vendeve në rajon e atyre fqinje. Misioni është rikonfirmuar edhe në mbyllje me promovimin e përmbledhjes me poezi “Shëtitje nëpër Srebrenicë” të shkrimtarit boshnjak Faruk Shehiq dhe “Jazra Grozni Khaleed” të autorit greko-çeçen Jazra Khaleed. Janë pasqyrim i së kaluarës tragjike në kohë lufte e edhe i pasojave të migrimit.

Autorë e përkthyes mysafirë të “Polipit” janë mbledhur në përmbyllje të Festivalit të dielën. Promovime librash, lexime e diskutime kanë qenë edhe në fokus të ditës së tretë. Në kremten e 13 vjetëve të Festivalit në teatrin “Oda” janë shpërfaqur edhe sfidat për të funksionuar si komunitet artistik në kushte jo fort të mira.

“Jemi këtu në këtë teatër ku madje është e vështirë të instalosh një mikrofon ajror. Jemi duke pritur gati tash e tre vjet për renovim”, ka thënë Aurela Kadriu nga qendra “Multimedia” që e organizon “Polipin”.

 
Image
“Ka pasur promovime të panumërta. Gjuha është e pasur, është përplot metaforë, është e pastër dhe lehtë e kuptueshme. Në fillim është disi përshkrim për Sarajevën pas luftës, është disi ndërlidhje e poezisë. Ato u janë dedikuar edhe njerëzve të vrarë. Më 2003, libri i parë ka qenë libri më i shitur dhe është lexuar shumë”, ka thënë poeti e romancieri boshnjak Faruk Shehiq për veprën “Shëtitje nëpër Srebrenicë”, që e ka promovuar në Prishtinë

Pikërisht në skenën e Teatrit, protagonistë kanë qenë autorët e librave dhe përkthyesit e tyre në shqip. Është promovuar libri “Shëtitje nëpër Srebrenicë” i autorit Faruk Shehiq, përkthyer nga Fadil Bajraj. Libri është përmbledhje poezish nga librat “Hit depo” të vitit 2003, “Transsarajeva” të vitit 2006 dhe “Moje rijeke” i 2014-s. Një pjesë e dorëshkrimeve të pabotuara me titull “The Berlinology of the Auslaender” është përfshirë gjithashtu. Për këtë të fundit autori ka thënë se pritet të botohet vitin e ardhshëm. Libri me poezi vjen si kronologji e angazhimit krijues të Shehiqit me kujtimin e luftës dhe të pasojave. Lidhjen me luftën e ka shumë të drejtpërdrejtë.

 

Poezitë në “Shëtitje në Srebrenicë”, në pjesën më të madhe trajtojnë konceptet e luftës, jetës në shoqëritë pas fatkeqësive dhe natyrën si ekuilibër mes luftës dhe pasojave. Autori ka bërë të ditur se disa prej tyre janë shkruar për nder të kujtimit të miqve të humbur në luftë e disa në përpjekje për të kuptuar shkatërrimin e Sarajevës. Libri vë në kujtim luftën gjenocidale dhe vuajtjet e popullit boshnjak. Para të pranishmëve ka njoftuar se libri është promovuar në shumë shtete të Evropës.

“Ka pasur promovime të panumërta. Gjuha është e pasur, është përplot metaforë, është e pastër dhe lehtë e kuptueshme. Në fillim është disi përshkrim për Sarajevën pas luftës, është disi ndërlidhje e poezisë. Ato u janë dedikuar edhe njerëzve të vrarë. Më 2003, libri i parë ka qenë libri më i shitur dhe është lexuar shumë”, ka thënë poeti e romancieri boshnjak Faruk Shehiq. Vetë ai kur nisi lufta në Bosnjë-Hercegovinë ishte 22 vjeç. Iu bashkua ushtrisë boshnjake kundër asaj serbe. Njërën prej poezive në libër e ka lexuar poetja Ardiana Shala. Nëpërmjet saj ka shëtitur publikun nëpër fushën e varreve në vendin e masakrës më të madhe që ka ngjarë pas Luftës së Dytë Botërore, asaj të Srebrenicës, ku forcat serbe në korrikun e vitit 1995 vranë mbi 8 mijë veta.

Jo shpesh ngjan që titulli e emri i autorit të bëhen një në kopertinën e librit. Kjo ka ngjarë me përmbledhjen me poezi “Jazra Grozni Khaleed” të autorit greko-çeçen Jazra Khaleed. Emri i mesëm ka qenë kurorëzim për prejardhjen e autorit, Groznin e Çeçenisë. Poezitë e autorit tashmë flasin edhe në shqip me përkthimin nga Eleana Zhako nga Shqipëria.

Shkrimet e autorit vijnë si rebelim antifashist që atë e manifeston nëpërmjet gjuhës e poezisë. Politika vendoset si mjet i aplikimit të kritikës kundër racizmit e politikës diskriminuese në shoqërinë greke dhe jo vetëm. Një pjesë e poezive të tij është botuar prej qendrës “Multimedia” e në diskutim kanë qenë edhe autori e përkthyesja.

Image
Ditën e fundit të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip” e ka pasuruar edhe një diskutim jo fort i zakonshëm. Ka qenë më intim kur është diskutuar për fatin e Festivalit me mysafirët e tij. Në fakt, aty është shpërfaqur edhe modestia e organizatorëve të tij

“Libri është shkruar në një periudhë kur kishte valë të migrimit nga njerëz të shteteve të Azisë për në Greqi, si dhe lufta në Siri. Njerëzit iknin nga shteti i tyre si refugjatë. Këta refugjatë janë keqtrajtuar e torturuar, janë mbytur bashkë me varkat e tyre. Krejt kjo është në kontekstin e një pjese të librit”, ka thënë Khaleed para të pranishmëve derisa ka shpjeguar se poetikja e tij është e bazuar në ngjarje të vërteta dhe në realitetin në të cilin po jetojmë.
 

Përkthyesja e poezive, Eleana Zhako, ka theksuar edhe sfidat në përkthim e përshtatje. Ka treguar se në të ka gjetur edhe rrëfimin e vetë asaj.
 

“Ishte autori që më besoi për përkthimin e librit, nuk ishte aspak e lehtë. Derisa e kam përkthyer e kam parë edhe si dedikim për refugjatët shqiptarë, e sidomos për vete, pasi u zhvendosa në Greqi dhe e kam provuar se si është të jesh emigrant. Libri në përgjithësi flet për emigrantët, njerëzit e varfër, të papunët, të rinjtë që nuk janë aq optimistë rreth jetës politike dhe sociale”, ka bërë të ditur përkthyesja Zhako.
 

Njëra prej poezive, ajo me titull “Egjeu vëra e vdekjes” i është interpretuar publikut. E bazuar në të ka krijuar edhe një film të shkurtër, i cili është prezantuar para të pranishmëve. Me regji të grekes Eleni Gioti në bashkëpunim me Khaleed, vjen i vizualizuar derisa narracion janë vargjet e poezisë. Ka qenë edhe filmi i parë i autorit i realizuar më 2014. Filmi vjen me performancë artistike ku paraqitet anija e mbytur në det dhe një shpëtimtar në anën tjetër derisa përgatitet në hapësirën plot beton. Narracioni vijon me tregimin se anija po bartte fëmijë, gra e burra. Shpëtimtari thërret për njerëz të gjallë, por jo në det. Simbolikë në këtë rast kanë qenë neglizhenca dhe përpjekjet sipërfaqësore të shtetit për imigrantët nga shtetet aziatike që mësynin shtetet e Evropës nëpërmjet Greqisë. Përkthyesja Eleana Zhako ka thënë se “libri është krejt i ndryshëm prej atyre që kam përkthyer deri më tash. Poezia shqiptare nuk është menduar shumë me këtë lloj të poezisë, shqiptarët kanë poezi më klasike”.
 

Ditën e fundit të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip” e ka pasuruar edhe një diskutim jo fort i zakonshëm. Ka qenë më intim kur është diskutuar për fatin e Festivalit me mysafirët e tij. Në fakt, aty është shpërfaqur edhe modestia e organizatorëve të tij. Paradite temë qendrore ka qenë “E ardhmja e ‘Polipit’”. Krejt mysafirët janë ftuar në bisedë për të dhënë idetë për të ardhmen e tij. Qysh para nisjes, organizatorët kanë paralajmëruar se edicioni i 13-të do të jetë i fundit i këtij formati. Ide të përbashkëta e prej atyre që janë përplasur e kanë shoqëruar mëngjesin e autorëve, përkthyesve e të organizatorëve.
 

Shkrimtari e përkthyesi serb Vladimir Arsenijeviq është bazuar në përvojën e tij me festivalin e ngjashëm që organizon në Serbi. Ka vlerësuar se Festivali është organizuar suksesshëm deri më tani dhe ka propozuar të vazhdohet kësisoj. “Nga këndvështrimi im, programi kryesor është në rregull, ani pse njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë duhet punë për të arritur të realizohet. Gjërat po ndryshojnë, koha dhe gjeneratat, prandaj duhet të adaptohet edhe programi. Është interesante të shohësh këta shkrimtarë dhe poetë të performojnë. Mund të ketë pasur pak njerëz që kanë ndjekur ngjarjet e mbrëmjes së parë dhe të dytë, por kjo shtëpi ka qenë e mbushur”, ka thënë ai.

Arsenijeviq është shprehur se është tejet e veçantë dhe kuptimplotë pjesëmarrja e tyre në një festival të organizuar në Prishtinë dhe se pritja ndaj tyre është tejet e vlefshme. “Unë do të thosha të vazhdosh kështu. Ndonëse mund të mendosh se nuk është në drejtimin e duhur, ke arritur të bësh gjëra të mira gjatë 12 vjetëve të kaluar. Mendoj se je në drejtimin e duhur dhe jo domosdoshmërisht duhet ta ndryshosh”, ka thënë romancieri serb drejtuar dramaturgut Jeton Neziraj.
 

Ky i fundit e ka vënë theksin në pjesëmarrjen e paktë dhe mungesën e komunikimit me shkrimtarët e rinj. “Kam ndjenjën se edhe këtu në Kosovë kemi humbur komunikimin me gjeneratat e reja të shkrimtarëve. Ata që kanë qenë pjesë si gjeneratë e re tashmë janë po aq sa ne. Ka ndodhur se na kanë kontaktuar, por tani nuk po mundemi t’i gjejmë. Nuk ka shumë ngjarje të tilla, prandaj nuk dimë se kush po shkruan aktualisht”, ka thënë Neziraj, themelues i festivalit “Polip”, derisa ka njoftuar se ndër 13 vjetët që është organizuar janë ftuar mbi 50 autorë nga vendi.
 

Poetja Adriana Shala nga Prishtina ka vlerësuar se Festivali sa më shumë është rritur ka krijuar mundësinë që të largohen gjeneratat e reja. “Festivali është një hapësirë artistike në Kosovë dhe si e tillë duhet të shihet në rend të parë. Sa më shumë që është rritur, ka krijuar rreth vetes një imazh të rëndësisë brenda një fluske në Prishtinë që mund t’i largojë gjeneratat e reja e sidomos njerëzit jashtë Prishtinës, kur është fjala për audiencën”, ka konsideruar Shala.
 

Shkrimtarja serbe Svetlana Rakoçeviq ka propozuar që në lidhje me problematikën e ngritur nga Neziraj, të gjendet zgjidhje me thirrje të hapura e konkurse për pjesëmarrje. “Gjithmonë mund të ketë një thirrje të hapur, thirrje për aplikim. Ka shumë prej tyre që shkrimet i mbajnë për vete, nuk i shpërndajnë. Ata realisht janë krijues, vetëm se duhet gjetur mënyra se si t’u tregojmë se jemi të interesuar për ta. Të rinjtë, në anën tjetër, duhet të kuptojnë se duam që ata të dëgjohen”, ka vlerësuar ajo.

Në përpjekje për përgjigje konkrete se çfarë aktivitetesh mund të përfshihen në “Polip” për të tërhequr më shumë audiencë, krijuesi letrar Azem Deliu ka propozuar, ndër të tjera, zhvendosjen dhe shtrirjen e tij edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe aktivitet më të madh në rrjete sociale. “E di se ‘Polip’ nuk është parë dhe nuk duhet të shihet si ngjarje e pastër argëtuese, por kam një ide që do të tërhiqte njerëz. Në mes të leximit do të mund të fusnim 15 minuta performancë komedie”, ka thënë Deliu.

E shkrimtari turk Mehmet Yashin nga Qiproja ka propozuar performanca që i paraprijnë aktivitetit të Festivalit, si dhe të publikohet puna e të rinjve. “Të rinjtë janë të interesuar të shohin punën e tyre edhe të publikuar , si në rrjete sociale, në ndonjë revistë, çka do qoftë. Të kuptojnë se po i merrni seriozisht. Aktualisht diçka po pengojnë lidhjen me ta dhe po i dekurajon”, është shprehur Yashin.

Pyetje konkrete ka ngritur shkrimtarja kroate Ivana Bodrozhiq drejtuar themeluesit të “Polip”. “Pyetja kryesore është se a dëshiron të vazhdosh dhe pse dëshiron të vazhdosh. Nga këndvështrimi im, festivali ‘Polip’ është i veçantë, sepse është festival ku idetë konkretizohen, lidh komunitetet që nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk dinë asgjë për tjetrin. Ideja ka qenë speciale. Mendoj se ke bërë më të mirën për gjithë këto vite dhe kjo e ka përmbushur programin në njëfarë mënyre”, ka thënë ajo.

Sipas Bodrozhiqit, edicioni i ardhshëm do të mund të fokusohej në një temë më specifike. “Nëse ‘Polip’ mund të shkojë për çështjen queer apo për ndryshimet klimatike, apo diçka tjetër, këtu mund të mbledhë audiencë të re. Nuk mendoj se kjo mund të funksionojë me thirrje të hapura apo të mundohesh të gjesh autorë të rinj”, ka konsideruar ajo.

Aktiviteti i festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip” shpesh ka prekur politikën, padrejtësitë në shoqëri e rolin e shkrimtarit që kanë qenë prej shtyllave të tij. Në ditën e parë në program kanë qenë lexime nga autorët pjesëmarrës.

Në ditën e dytë ka pasur biseda me përkthyes e panelistë si Zuzana Finger nga Gjermania, Svetlana Rakoçeviq nga Serbia, Sebastien Gricourt nga Franca dhe Milena Selimin e Eleana Zhako nga Shqipëria. Programi ka ngritur edhe pyetje në temat për formatet e festivaleve simotra të “Polipit” me temën “Literature Festivals: What format we need today?”. Prej ngjarjeve kryesore ka qenë promovimi i monografisë “Sea of Change: polip – Prishtina International Literature Festival (12 editions in 13 turbulent years 2010-2022)”. Në të janë përmbledhur 12 edicionet e kaluara të Festivalit.

Nga Festivali është bërë e ditur se ky do të jetë edicioni i fundit në këtë format dhe se në të sivjetmin do të bëhen bashkë për të reflektuar mbi ndikimin që ka pasur në publik./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing