Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bregu: Roaming nis me 1 tetor, “fol si n’shpi” mes Ballkanit e BE-së

Kulturë  |  11.05.2023 Ora 10:38   

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka theksuar se që me 1 tetor nis ulja e çmimeve të roaming me Evropën, ky tashmë është fakt i njohur botërisht.

 

Në një intervistë për “Zërin” e Kosovës, Bregu ka dhënë detaje e njërës prej arritjeve konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
 

“Siç thoshte Schuman, një nga baballarët e BE-së: “Europa nuk do të bëhet menjëherë, apo sipas një plani të vetëm, do të ndërtohet me arritje konkrete”. Që ky është vetëm fillimi dhe si do të vijojë më pas, deri sa të mbërrijmë në tarifat “fol si n’shpi” mes Ballkanit dhe Evropës”, deklaron Bregu.
 

E pyetur se sa do të ulen saktësisht këto çmime, Bregu shprehet se “ne kemi kohë që po e komunikojmë lajmin se nga 1 tetori i këtij viti presim që qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian (BE), ku përfshihen edhe miliona qytetarë të diasporës, të përfitojnë uljen e tarifave roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP)”.
 

Sipas saj, ky ka qenë një proces i ndërlikuar negociatash, që është ende në proces.
 

“ Janë 38 operatorë telekomunikacioni pjesë e kësaj nisme dhe siç e kemi theksuar që në krye herës, mirëpriten edhe operatorë të tjerët të bëhen pjesë e saj në çdo kohë. Lajmi i javës së kaluar kishte të bënte me njoftimin se operatorët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë ranë dakord për vendosjen e kufirit maksimal: sa do të kushtojë një Gigabajt (GB) në roaming, duke filluar nga tetori 2023. 38 operatorët e telekomunikacioni, duke respektuar planet e tyre të biznesit, por edhe duke iu përgjigjur thirrjes politike, kanë rënë dakord për të pasur një kufi maksimal të unifikuar të çmimit, prej 18 euro për një GB. Dhe e them me kënaqësi të plotë se kjo është një arritje e madhe”, deklaron Bregu.
 

Aktualisht, shton ajo, ka një larmishmëri paketash të çmimeve të roaming, disa më të ulëta, të tjera më të larta. Kemi raste në BE, ku kostoja për përdorimin e internetit në roaming shkon edhe në 500 euro për GB, ndërsa çmimet standarde shkojnë edhe më lart, deri në 21.000 euro për GB. Sigurisht, disa operatorë do të duhet të reduktojnë çmimet më shumë se të tjerët, pasi paketat e çmimeve nga njëri operator tek tjetri, ndryshojnë.
 

“Për të dhënë një shembull më konkretë, në Kosovë çmimet e paketave për përdorimin e internetit variojnë ndërmjet 13 dhe 30 euro për GB në paketat që ata ofrojnë. Por ajo çfarë është e rëndësishme për ne sot është fakti se me kufirin maksimal që operatorët kanë dakordësuar, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, do të paguajnë mesatarisht një të tretën më pak të çmimit që paguajnë sot, përmes paketave të ndryshme, shtesave (add-ons) etj, ndërsa do të përdorin internetin celular kur janë në roaming në vendet e BE-së”, nënvizo Bregu.
 

Sipas saj, çmimi maksimal për një GB në ofertat e operatorëve, nuk do të jetë më shumë se 18 euro duke filluar që nga ky tetor duke shtuar se më pas, në vitin 2026, kufiri i çmimit do të ulet sërish deri në 14 euro, ndërsa në 2028-ën deri në 9 euro.
 

“Është një proces që ende nuk ka mbaruar. Nga tani e deri në tetor presim që operatorët, të cilët kanë sfidat e tyre të biznesit, të përshtatin dhe mundësojnë oferta më të favorshme me çmime dukshëm më të ulëta të roaming për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ne sigurisht, do të bëjmë më të mirën që të shtyjmë operatorët të përmbushim/zbatojnë thelbin e kësaj deklarate dhe pres që edhe qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë gjithashtu”, vijoi Bregu./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing