Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se pas prezantimit të suksesshëm me dy koncerte në Lisbonë, Braga dhe dy të tjera në Tiranë, Kori i Filharmonisë së Kosovës vazhdon turneun me një tjetër prezantim të rëndësishëm në Selanik.
MKRS bëri të ditur se bashkëpunimi në mes të Korit të Filharmonisë së Kosovës, Korit të përzier të Selanikut dhe Orkestrës Shtetërore të Selanikut në drejtimin e mjeshtrit grek Vladimiros Symeonidis, rrëmbeu shumë duartrokitje në koncertin e mbrëmshëm në Selanikun e njohur për festivalet, ngjarjet artistike dhe jetën e gjallë kulturore në përgjithësi.
“Në sallën koncertale përplot publik u interpretua vepra "Stabat Mater" (G. Rossini) ndërsa të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministri i kulturës Hajrulla Çeku, zëvendësminstrja Daulina Osmani, kryetari i Selanikut Konstantinos Zervas, udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva dhe konsulli i ri i Turqisë në Selanik, Serkan Gedik”, thuhet në njoftimin e MKRS.