Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se libri me 600 mijë vargje të këngëve kreshnike shqiptare promovohet në New York .
“Libëri ”Wild song, sweet song”, që kalon nëpër tingujt e kujtesës shekullore arbërore, i autorit Prof. Dr. Zymer Neziri dhe i botuar nga Universiteti i Harvardit, është promovuar në Universitetin Columbia të New York-ut’, thuhet në njoftim.
Sipas Ministrisë një publikim i tillë shënon arritje për albanologjinë dhe kulturën e vendit, promovim të vlerave tona si dhe ruajtje të trashëgimisë dhe identitetit tonë etnik.