Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Europa ime”, ekspozitë e 20 artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Kulturë  |  30.03.2023 Ora 10:46   

“Europa ime” titullohet ekspozita e çelur mbrëmjen e djeshme në “Europa House”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e rreth 20 artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

 

Këta artistë janë bërë pjesë e ekspozitës me punimet e tyre në mediumet e pikturës, fotografisë, dizajnit grafik, posterit, pikturës digjitale dhe skulpturës.

Kjo ekspozitë përmbylli një projekt një vjeçar që nxit diskutimin mbi Europën përmes Artit. Projekti “Arti afron Europën më pranë të rinjve” synon angazhimin e artistëve të artit vizual në Shqipëri dhe në Kosovë, nxit krijimtarinë artistike të të rinjve me Muzë Europën, kontribuon në ligjërimin publik mbi integrimin dhe identitetin europian të shqiptarëve.

Ekspozita “Europa ime” organizohet nga organizata EU Policy Hub në Shqipëri dhe Instituti SINK në Kosovë me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe bashkisë Tiranë në kuadër të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

Ekspozita është platformë e shpërfaqjes publike mbi Europën, mbi ngjyrimet e identitetit europian dhe perëndimor të shqiptarëve, duke ndikuar në një kuptim më realist se cili është botëkuptimi i artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova për kontinentin dhe Institucionin Europë.

Në rreth 30 vite tranzicion dhe dëshirë të ethshme për Europën, artistët janë ata që kanë rrëzuar të parët muret e ndarjes, apo barrierat e mosnjohjes.

Artistët e rinj brenda territorit shqiptar apo ballkanik janë në “perpetum mobile” – në lëvizje të vazhdueshme për të kuptuar Europën dhe për t‘u kuptuar prej saj. Me këtë qasje vjen kjo ekspozitë, e cila ndikon në kuptueshmërinë dhe shpërfaqjen e identitetit europian përmes qëndrimit artistik të të rinjve.

Në ekspozitë mbajtën fjalë Blerta Tuci Drejtuese e Projektit, Andi Seferi -Nënkryetar i bashkisë Tiranë, Ergys Gezka- Menaxher Programi pranë Tirana European Youth Capital
dhe Elton Koritari -Kurator i Ekspozitës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing