Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot në GAK hapet ekspozita mbi normat dhe hierarkitë e shoqërisë sonë

Kulturë  |  23.03.2023 Ora 10:29   

Sot në Galerinë Kombëtare e Kosovës( GAK) më fillim nga ora 19:00, do të hapet ekspozita e titulluar “Intertitles” e artistit Bekim Zeqiri.

 

“Përmes një koleksioni pikturash të mëdha të punuara me ngjyrë të zezë, akrilik dhe ngjyra të shtëpive, Intertitles përçon tensionin mes mungesës dhe të menjëhershmes. Fraza ‘Intertitles’ për herë të parë u prezantua në periudhën e filmave pa zë dhe i referohet një fjale ose një grup-fjalësh të cilat shfaqen në ekran gjatë filmit por që nuk janë pjesë e skenës. Fjalët dhe frazat e tilla zakonisht përdoren për të treguar dialogun e radhës, për të përshkruar një veprim ose për të dhënë kontekst rreth skenës”, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.
 

Frymëzuar nga mekanizmat e teatrit – skenografi të skicuara, udhëzime skenike të shkrurara në skenar dramatik dhe dialogu mes aktorëve – në punët e Zeqirit fjala e shkruar është një element që përvijon veprimin përpara e e pezullon, duke trubulluar hapësirën mes pikturës dhe performancës.
 

“Duke u përpjekur që vazhdimisht të sfidojë supozimet e vizitorëve për atë që është "e vërtetë" dhe atë që është e konstruktuar. Imazhet e Zeqirit eksplorojnë normat dhe hierarkitë e zakonshme shoqërisë tonë për humorin dhe ironinë për t’i përmbysur këto konventa. Shkalla e punës së Zeqirit kërkon një reagim fizik. Sipërfaqet e mëdha të hapësirës negative ilustrojnë zbrazëtirën. Madhësia e pikturave ngjallë një ndjesi të menjëhershmërisë, sikurse jeni ulur në rendin e parë në kinema dhe imazhi është duke ju afruar. Duke shtuar ‘intertitles’ në një imazh të pikturuar, gjuha na ofron një kontekst shtesë për pikturën dhe e fton publikun të angazhohet në aspektin vizual dhe në atë të shkruar të imazhit”, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.
 

Ndryshe Bekim Zeqiri studioi në Kunstakademie Düsseldorf me Prof. Markus Lupertz dhe përfundoi studimet master M.F.A në vitin 2000. Puna e tij u prezantua në ekspozitën personale në KIT – Kunst im Tunnel Düsseldorf, Gjermani, dhe në disa ekspozita grupore si Josef Albers Museum, Bottrop, Gjermani. Zeqiri jeton dhe punon ndërmjet Kosovës dhe Nju Xhersit, SHBA./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing