Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Looking Beyond” në Observatorin Astronomik në Prishtinë

Kulturë  |  23.03.2023 Ora 10:27   

Një mundësi e mirë për të reflektuar për kontributin e teknologjive satelitore për vëzhgimin e Tokës, për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, vjen përmes ekspozitës së pamjeve satelitore “Looking beyond” me kurator Filippo Maggia një nga ekspertët më të mëdhenj italian në fushën e fotografisë bashkëkohore. Imazhet e prezantuara para publikut në Prishtinë, duken më shumë si piktura, por në fakt janë fotografi.

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu është shprehur se “Imazhet e prezantuara në këtë ekspozitë janë marrë nga plejada satelitore COSMO SkyMed që  aynon të rrisë kërkimin italian mbi shkencën dhe hapësirën dhe të ndërgjegjësojë publikun për  përdorimet e shumta të teknologjive të zbulimit satelitor, veçanërisht në fushën bujqësore, infrastrukturë, parandalimin dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive mjedisore”.
 

Ndërkaq, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se “Për ne si kryeqytet është me rëndësi të madhe të zgjerojmë hapësirën e edukimin për rininë tonë dhe mburrem me punën që kanë bërë ekipi i Observatorit Astronomik në Prishtinë, ku prej një hapësire të vogël kanë hapur një horizont përtej asaj që shohim. Në këtë mënyrë, gjeneratat e reja kanë mundësi të shohin, që shkenca dhe teknologjia, sot shfrytëzohen për gjëra të rëndësishme”. Për të dëshmuar këtë, ai shtoi se kohë më parë në Komunën e Prishtinës është krijuar drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, sepse përmes teknologjisë së tillë mund të kontrollohet aspekti i të rreshurave dhe t’i paraprijnë problemeve që mund të ndodhin në vendet tona.
 

Observatori Astronomik i Prishtinës, i hapur për herë të parë në vitin 1977, kishte funksionuar vetëm 3-4 vite, megjithatë kishte shërbyer si qendër shkencore dhe arsimore Në vitin 2022, pas 43 vitesh pasiviteti dhe falë kontributit të Misionit të OKB-së në Kosovë dhe Komunës së Prishtinës, Observatori rihapi dyert e tij me përpjekjet e disa të rinjve entuziastëve të hapësirës.
 

Suhel Ahmeti tregoi se “Observatori tashmë posedon një teleskop 16 inch, një ndër teleskopët më të madhenj në Kosovë dhe në vendet e rajonit. Kemi organizuar aktivitete të shumta, seminare, trajnime nëpër shkolla, kampe të astronomisë etj. Interesimi i publikut është rritur në mënyrë të vazhdueshme, kur dihet që Kosova është i vetmi vend që ka observator, sepse Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia etj. nuk kanë, ndërsa në të ardhmen pritet që një tjetër observator të ndërtohet në një qytet tjetër të Kosovës.   
 

Filipo Maggia një fotograf bashkëkohor, si kurator i ekspozitës “Looking beyond” është fokusuar më shumë në aspektin artistik sesa në atë shkencorë. Qëllimi kryesor është që t’i ofroj publikut një ndjenjë të pamjeve, që i shohim kur jemi në aeroplan, pra se si duket bota në copëza të ndara.
 

Filippo Maggia ka deklaruar se “Përmes këtyre pamjeve të marra nga hapësira, të cilat për syrin tonë duken si mozaik, të pasura me ngjyra, mund ta kuptojmë se cila është gjendja shëndetësore e planetit tonë. Prandaj, të rrisim vetëdijësimin është qëllimi kryesor në mënyrë që ta ruajmë planetin tone”. Ai shtoi se objektivi i këtyre fotografive është një teleskop dhe këto janë pamje që dërgohen në tokë, pastaj eksperti që merret me përpunimin e tyre e bën përzgjedhjen e pamjeve në bazë të kërkesës që e merr nga komisioni.
 

Në emër të Arbërie Nagavcit-ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologijsë, foli Bora Shpuza e cila u shpreh se “Kjo është një ngjarje që përfshin artin, shkencën dhe më shumë se kaq. Dhe thelbi është madhështia dhe bukuria e hapësirës dhe universit. Kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë që dëshirojnë të njohin dhe studiojnë këtë fushë të shkencës në të ardhmen, të cilën ministria e përkrahë”. 
 

Kjo ekspozoitë është organizuar nga Observatori Astronomik i Prishtinës në bashkëpunim me  Ambasadën e Italisë në Kosovë, promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane me kontributin e Agjencisë Italiane të Hapësirës (ASI) dhe të kompanive e-GEOS dhe Telespazio, aktive në fushën e zgjidhjeve dhe shërbimeve satelitore./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing