Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Naomi Campbell po përballet me reagime për postimin e një serie fotografish në dukje të modifikuara shumë nga “Oscars 2023”.
Edhe pse modelja mahniti në festën e “Vanity Fair” me një fustan ngjyrë kremi, fansat shpejt vunë re se fotot që ajo postoi në Instagram ishin shumë të ndryshme nga imazhet e papërpunuara të bëra në tapetin e kuq.
“#VF #oscars .. faleminderit ekipit tim në këtë udhëtim të minutës së fundit në Los Angeles”, shkruajti Campbell, 52 vjeç, në foto nga nata, me një imazh specifik që binte në sy, shkruan PageSix.
Fotografia e parë dukej se ishte shumë e redaktuar, me kokën dhe hundën e Campbell-it që dukeshin shumë më të vogla dhe joproporcionale me pjesën tjetër të trupit të saj.
Ndërsa modelja është e njohur për strukturën e saj mahnitëse të kockave, nofulla e saj dukej më e mprehtë dhe pak e shtrembëruar pranë mjekrës së saj.
Jo vetëm kaq, por edhe lëkura e Campbellit u zbut dhe u zbardh.
Redaktimi i fotos befasoi shumë fansa teksa ata iu lutën modeles të postonte imazhet origjinale dhe të “normalizonte plakjen”.
“Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se ka nevojë për këtë”, komentoi një fans.
“Ajo është e përsosur siç është. Nuk nevojiten modifikime”, tha një tjetër.
Bukuroshja britanike ishte një nga modelet më të kërkuara për katër dekadat e fundit, duke dominuar në pistat dhe duke zbukuruar kopertinën e pothuajse çdo reviste të modës.
Megjithatë, tani që karriera e saj është zhvendosur në amësi , modelja i ka vënë synimet e saj drejt qëllimeve – përfshirë ekranin e madh.
Vitin e kaluar, Campbell zbuloi se dëshiron që një yll në rritje ta luajë ta portretizoj atë në një film biografik për jetën dhe karrierën e saj.
“Do të doja të ishte dikush, i cili është i panjohur dhe mundësisht dikush nga Londra e Jugut, unë kam pasur suksesin tim dhe dua të shoh suksesin e brezit të ardhshëm”, tha ajo për Daily Mail.