Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Djellza Azemi, Anjesa Dellova, Anita Mucolli, Kelly Tissot dhe jpp janë artistët që do të prezantohen me veprat e tyre në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ekspozitë kjo që do të hapet më 10 mars, në ora 19:00.
“Duke sjell së bashku artiste që punojnë me media dhe disiplina të ndryshme, ekspozita trajton konceptin e hapësirës dhe kohës, gjuhës dhe lidhjeve ndërnjerëzore si dhe shtëpisë krahas ritualeve dhe kujtesës”, thuhet në njoftimin e GKK-së, e që për kurator të kësaj ekspozite ka Shkëlqim Qestaj.
Kjo ekspozitë do të rri e hapur deri më 2 prill të këtij viti, ndërkohë në ceremoninë hapëse të ekspozitës do të jenë të pranishëm edhe artistët edhe kuratori i kësaj ekspozite.