Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 1.600 persona ende të pagjetur, shënohet Dita e të Zhdukurve në Kosovë

Vendi  |  27.04.2026 Ora 8:00   

Më shumë se 27 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, fati i mbi 1.600 personave të zhdukur me dhunë vazhdon të mbetet i panjohur.

Me rastin e 27 prillit, Ditës së Personave të Zhdukur, gjatë ditës do të organizohen aktivitete përkujtimore dhe thirrje për vazhdimin e përpjekjeve në zbardhjen e fatit të tyre.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti, do të bëjnë homazhe pranë Monumentit dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Kjo ditë shërben si rikujtim për nevojën e vazhdueshme për drejtësi dhe përkrahje ndaj familjeve që ende presin përgjigje për më të dashurit e tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing