Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gati 4 milionë mungesa janë regjistruar në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025/26. Sipas të dhënave, afro 1 milion prej tyre janë mungesa të paarsyeshme.
Në arsimin fillor, mbi 568 mijë mungesa pa arsye janë regjistruar, që i bie mesatarisht rreth 3 mungesa për nxënës. Ndërkohë, në shkollat e mesme, mbi 67 mijë nxënës kanë grumbulluar afërsisht 400 mijë mungesa të paarsyeshme, apo rreth 6 për nxënës.
Numër i lartë paraqitet edhe tek mungesat e arsyeshme: mbi 2 milionë në arsimin fillor dhe mbi 705 mijë në arsimin e mesëm.
Sipas njohësve të arsimit, një pjesë e madhe e mungesave lidhet me ikjen nga orët e mësimit, mungesën e interesimit apo përdorimin e tepruar të pajisjeve digjitale.
Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka theksuar se adresimi i këtij fenomeni kërkon analizë dhe bashkëpunim të ngushtë me komunat, për të identifikuar shkaqet dhe për të gjetur zgjidhje efektive.
Në Kosovë, mbi 280 mijë nxënës ndjekin arsimin fillor dhe të mesëm në institucione publike dhe private.