Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çmimet e ushqimeve mbeten të larta në Kosovë, pavarësisht uljeve të lehta sezonale

Vendi  |  27.04.2026 Ora 7:58   

Çmimet e produkteve ushqimore në tregjet e Kosovës vazhdojnë të mbeten të larta, ndonëse javët e fundit është vërejtur një ulje e lehtë për disa artikuj sezonal.

Sipas tregtarëve, produkte si perimet kanë shënuar rënie të çmimeve, por kjo nuk ka ndikuar ndjeshëm në lehtësimin e barrës për qytetarët. Shumë prej tyre vlerësojnë se çmimet aktuale mbeten të papërballueshme në raport me të ardhurat mujore.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se indeksi i çmimeve të konsumit është rritur mesatarisht për 6.7% në mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje më e theksuar është shënuar te produktet bazë, përfshirë mishin, pemët, perimet, bukën dhe drithërat.

Ekspertët theksojnë se një nga faktorët kryesorë që ndikon në rritjen e çmimeve është varësia nga importi dhe mungesa e kontrollit të tregut.

Ndërkohë, institucionet kanë ndërmarrë hapa përmes një projektligji që parasheh masa të përkohshme në rast të destabilizimit ekonomik, duke përfshirë vendosjen e çmimeve maksimale dhe kufizimin e marzhës së fitimit për produkte esenciale, me synim mbrojtjen e konsumatorëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing