Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shtohen aksionet për dhurim gjaku në Kosovë, FSK i bashkohet nismës

Vendi  |  27.04.2026 Ora 7:53   

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e pacientëve, ndërsa aksionet për dhurim po shtohen në të gjithë vendin. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar me dhurues vullnetarë dhe duke nxitur qytetarët për solidaritet.

Nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut bëhet e ditur se rezervat aktualisht janë stabile, por kërkesat për produkte të gjakut janë dinamike dhe ndryshojnë në varësi të nevojave të klinikave.

Sipas këtij institucioni, më të rralla mbeten grupet e gjakut me Rh negativ, për shkak të përqindjes më të ulët të dhuruesve në popullatë.

Përfaqësuesit shëndetësorë theksojnë se dhurimi i gjakut duhet të kthehet në praktikë të rregullt, duke e konsideruar si një akt të rëndësishëm solidariteti që ndihmon në shpëtimin e jetëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing