Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjigantët koreano-jugorë të teknologjisë, Samsung Electronics dhe SK Hynix, po modernizojnë fabrikat e tyre në Kinë për të prodhuar çipa memorieje më të avancuar, në përgjigje të kërkesës në rritje nga sektori i inteligjencës artificiale dhe konkurrencës së kompanive kineze. Sipas Reuters, të dyja kompanitë synojnë të prodhojnë çipa memorieje NAND me më shumë se 200 shtresa, të përdorur në telefona, kompjuterë dhe qendra të të dhënave. Megjithatë, planet përballen me kufizime nga Shtetet e Bashkuara, të cilat që nga viti 2022 kanë vendosur kontrolle mbi eksportin e pajisjeve për prodhimin e gjysmëpërçuesve drejt Kinës. Për instalimin e pajisjeve amerikane, kompanive u nevojiten licenca, ndërsa përmirësimet teknologjike janë bërë më të ndërlikuara. Samsung konfirmoi se modernizimi po zhvillohet në konsultim me Uashingtonin, ndërsa SK Hynix njoftoi për instalimin e pajisjeve në fabrikën e saj në Dalian.