Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndërprerje masive e Google Cloud, preken qindra faqe interneti dhe aplikacione

Teknologji  |  20.10.2026 Ora 16:20   

 

Një ndërprerje e gjerë në shërbimin Google Cloud ka shkaktuar probleme në qindra faqe interneti dhe aplikacione, me Londrën ndër zonat më të prekura. Sipas mediave britanike, vështirësitë nisën rreth orës shtatë të mëngjesit dhe prekën qendrën e të dhënave të Google në rajonin “europe-west2”. Ndër shërbimet e raportuara si të prekura ishin aplikacionet bankare Revolut, Lloyds Bank, HSBC dhe Halifax, si dhe Royal Mail, Rightmove, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Angli dhe gjykatat. Disa klientë raportuan se nuk mund të hynin në llogaritë e tyre, të përdornin shërbimet bankare online apo të kryenin pagesa. Google konfirmoi se ekipi inxhinierik po hetonte problemin, ndërsa raportime për ndërprerje pati edhe nga pjesë të tjera të botës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing