Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndërmarrjet në Kosovë investuan mbi 1.54 miliardë euro gjatë vitit 2025

Vendi  |  19.10.2026 Ora 8:33   

Ndërmarrjet në Kosovë investuan gjithsej mbi 1.54 miliardë euro gjatë vitit 2025, kryesisht në ndërtim, makineri dhe pajisje. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), më shumë se gjysma e investimeve u përqendruan në rajonin e Prishtinës.

Nga vlera e përgjithshme prej rreth 1.54 miliardë eurosh, 53,53 për qind u orientuan në ndërtim, ndërsa 35,75 për qind në makineri dhe pajisje. Krahasuar me vitin 2024, pjesëmarrja e ndërtimit në investime u rrit nga 46,66 për qind, ndërsa ajo e makinerive dhe pajisjeve ra nga 45,13 për qind.

Sipas aktiviteteve ekonomike, tregtia me shumicë dhe pakicë prin me 24,12 për qind të investimeve, e ndjekur nga ndërtimtaria me 20,66 për qind dhe prodhimi me 20,37 për qind.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike, rajoni i Prishtinës përqendroi 57,16 për qind të investimeve. Pas tij renditen Gjakova me 9,31 për qind, si dhe Ferizaj dhe Prizreni me nga 8,20 për qind.

Investimet u financuan kryesisht nga mjetet vetanake të ndërmarrjeve, me 58,22 për qind të totalit, ndërsa 30 për qind u financuan nga bankat vendore.

Të dhënat tregojnë se ndërtimi mbetet kategoria kryesore e investimeve të ndërmarrjeve në Kosovë, ndërsa rajoni i Prishtinës vazhdon të përqendrojë pjesën më të madhe të tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing