Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Arsimit, në kuadër të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+, po shqyrton ide të ndryshme për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë, përfshirë mundësinë e rikthimit të modelit 4+4+4.
Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, po zhvillojnë takime me mësimdhënës nëpër komuna për të mbledhur mendimet dhe propozimet e tyre.
Jasharaj ka theksuar se ende nuk ka vendim për ndryshimin e sistemit dhe se qëllimi është që strategjia të hartohet duke marrë parasysh opinionet e punëtorëve të arsimit.
Megjithatë, ish-drejtori i Arsimit, Samir Shahini, vlerëson se rikthimi i sistemit 4+4+4 mund të sjellë më shumë komplikime sesa përfitime për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Strategjia po shqyrton edhe propozime të tjera, përfshirë shpërndarjen e kompetencave te drejtoritë e shkollave.