Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Inspektorati i Mjedisit ka ndaluar punimet e një kompanie për separimin e inerteve, për shkak të mungesës së lejes ujore, ndërsa ka shqiptuar edhe tri gjoba administrative për shkelje në menaxhimin e ujërave dhe aktivitetet e operatorëve.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë inspektuar edhe gurthyesit, të cilëve u janë kërkuar raportet e analizave të pluhurit për vitin 2026.
Gjatë inspektimeve në Termocentralin Kosova A, janë evidentuar mangësi në menaxhimin e ujit në hapësirën e magazinimit të mbetjeve radioaktive, për të cilat është caktuar afat për përmirësim.
Po ashtu, janë kryer kontrolle për ndërhyrjet në rrjedhat ujore në disa komuna.
Sipas Pacollit, inspektimet do të vazhdojnë dhe ndaj çdo shkeljeje të konstatuar do të ndërmerren masa ligjore.