Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Protestat në Tiranë janë përshkallëzuar në ditën e gjashtë, duke u shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, zjarrvënie dhe dëme në institucione shtetërore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 28 persona kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë së dielës. Në mesin e tyre janë 19 pjesëtarë të policisë, katër protestues, katër kalimtarë dhe një gazetare.
Gjatë përplasjeve, protestuesit hodhën gurë, bomba molotov dhe mjete piroteknike drejt policisë dhe ndërtesave shtetërore. Zjarr u raportua edhe në një nga zyrat e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa sipas raportimeve u përdorën edhe plumba gome. Forcat speciale RENEA u vendosën pranë Kryeministrisë.
Tensionet u regjistruan edhe pranë selive të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, si dhe para Parlamentit.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar lajmet për vdekjen e një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe duke bërë thirrje për verifikimin e informacioneve para shpërndarjes së tyre.