Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Kosovë nuk ka ende raste të konfirmuara të infektimit me variantin e ri të COVID-19, të njohur si “Stratus”, i cili po qarkullon në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Vera Ndrejaj, për Radio Dukagjinin. Ajo ka paralajmëruar se lëvizjet dhe migrimi i popullsisë mund të ndikojnë në përhapjen e sëmundjeve infektive.
Ndërkaq, infektologu Shemsedin Dreshaj ka thënë se asnjë vend nuk mund të përjashtohet nga rreziku i përhapjes së këtij varianti.
Sipas tij, të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se “Stratus” është më i rrezikshëm se variantet e mëparshme të COVID-19. Imuniteti i krijuar përmes vaksinimit dhe infektimit të mëparshëm mund të ndikojë që simptomat të jenë më të lehta.
Simptomat e këtij varianti mund të ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme ose të gripit.