Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë paralajmëruar protestë sot, në orën 10:00, para Gjykatës Supreme në Prishtinë, për shkak të pagave të papaguara.
Sipas NPB-së, punëtorët kanë mbetur pa paga për gati tre muaj, pasi llogaria bankare e ndërmarrjes është bllokuar në kuadër të një procedure përmbarimore që lidhet me një kontest gjyqësor.
Bllokimi i llogarisë ka pamundësuar ekzekutimin e pagave për muajt gusht dhe shtator.
Nga ndërmarrja kanë bërë të ditur se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale për të gjetur një zgjidhje, ndërsa punëtorët kërkojnë realizimin e pagave për punën e kryer.