Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Hotelet në Kosovë regjistruan 101.792 vizitorë gjatë gushtit 2026, rreth 10 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 92.544 vizitorë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga numri i përgjithshëm, 63.806 ishin vizitorë të huaj, ndërsa 37.986 vendorë.
Gjatë këtij muaji u regjistruan gjithsej 212.411 netëqëndrime, krahasuar me 189.728 në gushtin e vitit 2025. Netëqëndrimet e vizitorëve të huaj u rritën për 17,5 për qind, duke arritur në 135.740.
Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia ishin ndër vendet kryesore prej nga erdhën vizitorët e huaj. Shqipëria kryesoi me 12.291 vizitorë, 27,5 për qind më shumë se një vit më parë, si dhe me rritjen më të madhe të netëqëndrimeve, prej 64,7 për qind.
Nga Gjermania erdhën 10.219 vizitorë, nga Zvicra 5.633, ndërsa nga Turqia 4.004.
Të dhënat e publikuara nga ASK-ja më 8 tetor tregojnë rritje të numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimeve në hotelet e Kosovës krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.