Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KPM shqyrton licencat, ndryshimet e pronësisë dhe rastet e shkeljeve të pretenduara

Vendi  |  12.10.2026 Ora 7:49   

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) do të mbajë të hënën, më 12 tetor, mbledhjen e 12-të të radhës, ku do të shqyrtojë çështje që lidhen me licencimin e mediave, ndryshimet e pronësisë dhe respektimin e kushteve të licencës.

Sipas agjendës, mbledhja do të nisë në orën 10:00. Ndër pikat kryesore janë rekomandimet për ripërtëritjen e licencave të Radio Club FM dhe Radio Helix, si dhe kërkesat për ndryshime të pronësisë në Kosova MTV, Turbo Channel, Kanal 10 dhe Radio 10.

KPM-ja do të shqyrtojë gjithashtu harmonizimin e formatit të programeve të Radio 7, Radio 7 Kosova dhe Radio Ferizaj, si dhe kërkesën e Radio Okarinës për ndryshimin e lokacionit.

Në rend dite janë përfshirë edhe raste që lidhen me respektimin e rregulloreve të KPM-së, përfshirë rastet e A2CNN Kosova dhe Kristal TV, si dhe ankesat e Radio Dukagjinit dhe Radio Fontanës ndaj Radio Klan Kosova FM-Deçan.

Një tjetër pikë e rëndësishme është shqyrtimi i rasteve të mediave që dyshohet se nuk kanë paguar tarifën e licencës. Në këtë listë përfshihen TV Zoom, ISP Broadcast, Klina TV, Opentel, TV Arta, Radio 24, Koha Vision, TV Liria, Radio Dukagjini, Radio Energji, Radio Kent FM 2, Radio Shqip FM, Rahovec Chanel, TV Opinion, TV Prizren, TV Vali dhe TVR.

Komisioni do të shqyrtojë edhe kërkesën për transmetim eksperimental, raportin e auditimit të performancës dhe caktimin e datës së mbledhjes së ardhshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing