Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Linja hekurudhore Shkup–Prishtinë pritet të nisë funksionimin deri në fund të vitit 2027, ndërsa udhëtimi mes dy kryeqyteteve parashihet të zgjasë rreth 50 minuta.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka thënë se funksionalizimi i linjës varet nga përfundimi i punimeve në hekurudhën e Kosovës, ku ende duhet të përfundojë një tunel.
Sipas tij, kjo linjë mund të ndihmojë në uljen e trafikut dhe të ndotjes së ajrit në Shkup.
Ndërkohë, profesori i ekonomisë në Universitetin e Tetovës, Ruzhdi Matoshi, vlerëson se rikthimi i transportit hekurudhor do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik, lëvizjen e qytetarëve dhe lidhjet rajonale.