Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Glen Powell mohon se filmi i tij i ri është ribërje e “Backdraft”

Film  |  08.10.2026 Ora 8:50   

Glen Powell ka sqaruar raportimet se do të luajë në një ribërje të filmit të famshëm “Backdraft”, të vitit 1991, me protagonist Kurt Russell.

Aktori ka konfirmuar se është pjesë e një filmi të ri me regji të Ron Howard, i cili do të fokusohet te zjarrfikësit, por ka theksuar se projekti nuk ka asnjë lidhje me “Backdraft”.

“Thjesht ka të bëjë me zjarrin. Nuk ka lidhje me atë film”, tha Powell në një intervistë për Esquire.

Filmi i ri pritet të tregojë historinë e dy miqve të fëmijërisë, tashmë zjarrfikës, të cilët detyrohen të bashkëpunojnë sërish kur Teksasi përballet me zjarre të mëdha.

Skenari është shkruar nga Christina Hodson, ndërsa projekti është një nga disa filmat e ardhshëm të Glen Powell.

Pra, fansat e “Backdraft” nuk duhet të presin një ribërje me Powell në rolin e Kurt Russell. Bëhet fjalë për një histori krejtësisht të re për zjarrfikësit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing