Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Samuel L. Jackson do të rikthehet në rolin e Nick Fury në filmin “Avengers: Secret Wars”, që pritet të mbyllë sagën e Multiversit të Marvel në vitin 2027.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Jackson në një intervistë për The Direct. Aktori ka treguar se Marvel nuk i ka dhënë shumë detaje për projektin, duke i thënë vetëm se nuk do të jetë në “Avengers: Doomsday”, por do të shfaqet në filmin pasues, “Secret Wars”.
Kjo do të jetë paraqitja e 13-të e Jackson në një film të MCU-së dhe e 16-ta në total, duke përfshirë edhe serialet televizive.
“Avengers: Secret Wars” do të vijë pas “Avengers: Doomsday” dhe do të përfshijë një numër të madh personazhesh të Marvelit. Në mesin e aktorëve të konfirmuar janë Anthony Mackie, Florence Pugh, Chris Evans, Simu Liu dhe David Harbour.
Filmi pritet të shfaqet në kinema më 17 dhjetor 2027.