Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Publikohet pamja e parë e “The Exorcist: Martyrs” me Scarlett Johansson

Film  |  07.10.2026 Ora 8:23   

Është publikuar pamja e parë zyrtare dhe detajet e para të The Exorcist: Martyrs, filmit të ri të regjisorit Mike Flanagan në universin e famshëm horror.

Filmi sjell në rolet kryesore Scarlett Johansson, Jacobi Jupe, Diane Lane, John Leguizamo, Sasha Calle, Chiwetel Ejiofor dhe Laurence Fishburne.

Johansson do të luajë Julie Miller, një detektive të vrasjeve në NYPD dhe nënë e një djali 12-vjeçar. Historia nis pasi një vrasës serial, i luajtur nga John Leguizamo, ekzekutohet, por vrasjet vazhdojnë edhe pas vdekjes së tij.

Ngjarjet ndërthurin horrorin, hetimin kriminal dhe posedimin demonik, ndërsa Miller përpiqet të zbulojë lidhjen mes vrasjeve dhe forcave të mbinatyrshme.

Regjisori Mike Flanagan ka theksuar se filmi nuk do të jetë një ribërje e The Exorcist, por një histori e re brenda të njëjtit univers.

The Exorcist: Martyrs pritet të shfaqet në kinema më 12 mars 2027.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing