Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Eva Marie Saint, aktorja e njohur e Hollywood-it, ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Film  |  07.10.2026 Ora 8:22   

Aktorja e njohur amerikane Eva Marie Saint ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare.

Saint u bë e famshme për rolin e Eve Kendall në filmin klasik të Alfred Hitchcock, North by Northwest, si dhe për interpretimin në On the Waterfront, rol për të cilin fitoi Oscar-in për aktoren më të mirë në rol dytësor.

Ajo u njoh edhe nga brezi i ri për rolin e Martha Kent, nënës adoptuese të Supermanit, në filmin Superman Returns të vitit 2006.

Sipas përfaqësuesit të saj, aktorja vdiq më 6 tetor në shtëpinë e saj në Los Angeles, për shkaqe natyrale, e rrethuar nga familjarët dhe njerëzit e saj të afërt.

Përveç kinemasë, Saint pati një karrierë të gjatë në televizion dhe teatër. Ajo u nominua pesë herë për çmimin Emmy dhe fitoi një të tillë për rolin në People Like Us.

Eva Marie Saint la pas dy fëmijë, katër nipër e mbesa dhe dy stërnipër.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing