Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 170 raste me fruth në Kosovë që nga maji

Vendi  |  28.09.2026 Ora 7:48   

Kosova po përballet me rritje të rasteve të fruthit që nga muaji maj. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri tani janë konfirmuar mbi 170 raste.

Infektologët bëjnë të ditur se pothuajse çdo ditë po regjistrohet nga një rast i ri. Aktualisht, tre pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, ndërsa pacientët e tjerë janë liruar pasi kanë kaluar fazën e infeksionit dhe nuk kanë pasur më nevojë për trajtim spitalor.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha Ndrejaj, ka thënë se rastet e konfirmuara kanë qenë kryesisht te personat e pavaksinuar.

Ajo ka paralajmëruar se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te personat e pavaksinuar.

Ndërkohë, gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia, ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve dhe për informim më të madh të prindërve nga institucionet shëndetësore, duke kërkuar që informacionet për vaksinën të bazohen në të dhëna dhe argumente shkencore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing