Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Remitancat në Kosovë rriten me 5.7 për qind në gjysmën e parë të vitit

Vendi  |  28.09.2026 Ora 7:44   

Remitancat e pranuara në Kosovë janë rritur me 5.7 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar–qershor, në Kosovë janë pranuar gjithsej 692 milionë euro nga remitancat.

Ndërkohë, sipas të dhënave të BQK-së dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga viti 2008 deri në vitin 2025, remitancat e pranuara në Kosovë kanë arritur në rreth 15.2 miliardë euro.

Remitancat vazhdojnë të kenë rëndësi të madhe për ekonominë e vendit, duke mbështetur drejtpërdrejt familjet, por edhe duke ndikuar në konsum, kursime dhe aktivitetin ekonomik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing