Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mungesë mësimdhënësish në Fushë-Kosovë, nxënësit humbin orë në disa lëndë

Vendi  |  24.09.2026 Ora 7:44   

Viti i ri shkollor ka nisur me mungesë të mësimdhënësve në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë, ku nxënësit nuk po zhvillojnë rregullisht mësimin në fizikë dhe gjeografi.

Drejtori i gjimnazit, Amir Pllana, ka bërë të ditur se njëra mësimdhënëse ka dalë në pushim të lehonisë, ndërsa mësimdhënësi i fizikës është larguar për të ndjekur doktoratën.

Për plotësimin e këtyre pozitave është hapur konkursi. Intervistat me gojë zhvillohen më 24 shtator, ndërsa për gjeografi kanë aplikuar 12 kandidatë dhe për fizikë 9.

Mungesa e stafit nuk është problem vetëm në këtë gjimnaz. Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë-Kosovë thotë se mungesa e kuadrit arsimor përsëritet prej vitesh dhe është ndikuar edhe nga rritja e numrit të banorëve dhe nxënësve.

Konkursi është hapur për rreth 12 lëndë, përfshirë biologjinë, gjuhën shqipe, gjuhën angleze, matematikën, fizikën, historinë, edukatën qytetare, gjeografinë dhe mësimin klasor.

Sipas DKA-së, një pjesë e orëve është tentuar të mbulohet me stafin ekzistues, por megjithatë ka pasur humbje të orëve mësimore. Në konkurs kanë aplikuar rreth 400 kandidatë dhe pas përfundimit të procesit, mësimdhënësve të përzgjedhur do t’u kërkohet të kompensojnë orët e humbura.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing