Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Netflix ka njoftuar zyrtarisht datën e premierës për filmin e ri romantik “Guarding Stars”, me protagonistë Leighton Meester dhe Jared Padalecki. Filmi do të publikohet në mbarë botën më 18 nëntor 2026.
“Guarding Stars” është përshtatje e romanit romantik “The Bodyguard”, të autores Katherine Center, të publikuar në vitin 2022. Filmi ndjek Hannah Brooks, një truproje profesionale e cila angazhohet për të mbrojtur një yll të famshëm të kinemasë nga një përndjekës.
Për të mos alarmuar familjen e aktorit, Hannah detyrohet të shtiret si e dashura e tij. Por situata komplikohet kur marrëdhënia e tyre fillon të shndërrohet në diçka më shumë.
Filmi do të sjellë edhe aktorët Andie MacDowell, Walker Hayes, Noah LaLonde, CM Punk dhe Toby Sandeman. Regjinë e filmit e ka bërë Elizabeth Allen Rosenbaum.
Për Jared Padalecki, ky projekt shënon rikthimin në filmat artistikë me role live-action pas një pauze prej gati dy dekadash.