Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori i njohur anglez Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Curry u bë i famshëm për rolet e tij në filmat “The Rocky Horror Picture Show” dhe “Clue”, si dhe në miniserialin televiziv “It”, ku interpretoi personazhin ikonik Pennywise.
Policia e Los Angelesit njoftoi se të martën mbrëma kishte ndërhyrë pas një raportimi për një burrë rreth të 80-ave në North Hollywood. Shërbimet emergjente e shpallën atë të vdekur në vendngjarje.
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Curry kishte pësuar një goditje në tru në vitin 2012 dhe që atëherë ishte përballur me probleme shëndetësore.
Tim Curry mbetet një nga figurat më të njohura të kinemasë dhe televizionit, veçanërisht për interpretimin e tij të Pennywise në “It”.