Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Netflix sjell një histori të re për Quasimodon, e vendosur në Parisin e vitit 1830

Film  |  27.08.2026 Ora 8:01   

Netflix po përgatit një film të ri të frymëzuar nga personazhi i famshëm i Quasimodos, por ndryshe nga versionet që kemi parë më herët.

Filmi, i titulluar “The Hunchback, Soul of Paris”, do të publikohet në vjeshtën e vitit 2026 dhe do të ketë në rolin kryesor aktorin francez Vincent Cassel.

Ngjarjet zhvillohen në Paris në prag të Revolucionit të Korrikut të vitit 1830. Historia nuk do të jetë një përshtatje direkte e romanit të Victor Hugos apo filmit të animuar të Disney-t, por do të fokusohet te personi real që besohet se ka frymëzuar personazhin e Quasimodos.

Filmi do të ndërthurë trazirat politike, një epidemi kolere dhe një histori dashurie. Regjisor do të jetë Jean-François Richet, ndërsa në kast janë edhe Karim Leklou, Daphné Patakia dhe Benjamin Voisin.

Netflix ende nuk ka bërë të ditur datën e saktë të premierës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing