Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Subvencionimi i librave për vitin e katërt, MAShTI premton furnizim deri më 1 shtator

Vendi  |  17.08.2026 Ora 8:02   

Për të katërtin vit radhazi, nxënësit në Kosovë do të furnizohen me tekste dhe materiale shkollore përmes skemës së subvencionimit.

Megjithatë, në vitet e kaluara janë evidentuar raste kur mjetet e ndara për libra janë përdorur për nevoja të tjera, ndërsa disa nxënës kanë mbetur pa tekste. Në vitin 2025, Zyra Kombëtare e Auditimit kishte evidentuar edhe pagesa prej mbi 60 mijë eurosh për prindër që nuk i plotësonin kriteret për përfitim.

Nga Ministria e Arsimit thonë se sistemi i verifikimit është përmirësuar dhe se janë marrë masa për të parandaluar keqpërdorimet.

Një shqetësim tjetër mbeten vonesat në furnizim. Vitin e kaluar, disa shkolla u përballën me mungesë të titujve gjatë muajit shtator. Edhe SBASHK-u ka shprehur shqetësim se vonesa të tilla mund të përsëriten.

MAShTI ka deklaruar se po punon që të gjithë nxënësit të jenë të pajisur me libra deri më 1 shtator.

Ndërkohë, nxënësit janë të obliguar t’i ruajnë tekstet shkollore dhe t’i kthejnë të padëmtuara, ose t’i kompensojnë në rast dëmtimi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing