Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prishtina ka nisur fazën e dytë të vendosjes së kamerave të sigurisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Kamerat do të vendosen në së paku 40 lokacione të reja, përfshirë Parkun e Gërmisë dhe parqe të tjera të qytetit.
Në kuadër të këtij projekti do të vendosen edhe dy radarë mobilë. Aktualisht, në 55 lokacione të Prishtinës janë të vendosura 165 kamera, të cilat identifikojnë kundërvajtjet në trafik.
Sipas Policisë së Kryeqytetit, nga janari deri në korrik të vitit 2026, përmes këtij sistemi janë evidentuar dhe shqiptuar rreth 4 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka vlerësuar se Policia e Kosovës ka bazë ligjore për vendosjen e kamerave dhe se të dhënat biometrike të qytetarëve nuk përpunohen nga sistemi.