Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inflacioni në Kosovë rritet sërish, arrin në 6.5% në korrik

Vendi  |  17.08.2026 Ora 7:45   

Inflacioni në Kosovë është rritur sërish gjatë muajit korrik, duke arritur në 6.5% në nivel vjetor. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet në korrik u rritën me 0.6% krahasuar me muajin paraprak.

Pas rënies së inflacionit nga 7.5% në prill, në 6.8% në maj dhe 6.0% në qershor, korriku shënoi rikthim të rritjes së çmimeve.

Rritja më e madhe është vërejtur te transporti dhe karburantet. Karburantet dhe lubrifikantët janë shtrenjtuar me 25% krahasuar me një vit më parë, ndërsa transporti është rritur me 17.8%.

Çmimi mesatar i dizelit është rritur nga 1.23 euro për litër në korrikun e vitit të kaluar në 1.58 euro këtë korrik. Benzina ka arritur në rreth 1.43 euro për litër.

Ndërkohë, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë 2.7% më të shtrenjta se një vit më parë, ndërsa kategoria e strehimit, ujit, energjisë dhe lëndëve djegëse ka shënuar rritje prej 11.1%.

Rritje vjetore të çmimeve janë regjistruar edhe në restorante dhe akomodim me 5.3%, shëndetësi me 4% dhe kujdes personal me 3.7%.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing