Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje të raportuara në Kosovë deri në korrik

Vendi  |  17.08.2026 Ora 7:58   

1,564 raste të dhunës në familje janë evidentuar në Kosovë nga janari deri në fund të korrikut 2026. Vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar më shumë se 500 raste.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, raste të dhunës në familje janë evidentuar në të gjitha rajonet e Kosovës.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerësojnë se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha rastet raportohen.

Ekspertët theksojnë nevojën për më shumë masa parandaluese, mbështetje për viktimat dhe institucione që mund t'u ofrojnë atyre siguri dhe ndihmë, veçanërisht në rastet kur viktimat përballen me vështirësi ekonomike.

Gjatë gjithë vitit 2025, në Kosovë janë evidentuar gjithsej 2,815 raste të dhunës në familje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing