Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Zëri yt, e ardhmja jonë”, aktivitet për të rinjtë në Prishtinë

Vendi  |  12.08.2026 Ora 7:42   

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Kartën Rinore Evropiane në Kosovë, do të organizojë aktivitetin “Zëri yt, e ardhmja jonë”.

Aktiviteti do t’u kushtohet të rinjve në Kosovë, me fokus në aspiratat, sfidat dhe mundësitë e tyre, si dhe në rëndësinë e përfshirjes së zërit të rinisë në proceset që ndikojnë në të ardhmen e vendit.

Ngjarja do të mbahet në orën 10:00, në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në hapësirën para Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

Organizatorët synojnë të promovojnë pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe të krijojnë hapësirë për diskutim mbi nevojat dhe perspektivat e gjeneratës së re.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing