Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur edhe gjatë korrikut, duke e çuar inflacionin vjetor në 6.5 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Krahasuar me qershorin 2026, çmimet janë rritur për 0.6 për qind.
Rritjen më të madhe vjetore e ka shënuar transporti me 17.8 për qind, ndërsa çmimet për strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse janë rritur për 11.1 për qind.
Rritje janë regjistruar edhe te restorantet dhe shërbimet e akomodimit, pijet alkoolike dhe duhani me nga 5.3 për qind, shëndetësia me 4 për qind, si dhe veshjet dhe këpucët me 2.8 për qind.
Ndërkohë, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 2.7 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Në bazë mujore, transporti ka shënuar sërish rritjen më të madhe, me 4.3 për qind. Në anën tjetër, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë liruar për 1 për qind gjatë korrikut.