Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.
Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32°C.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.