Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 74-të, ndërsa qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kanë bërë thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e re”, duke kërkuar ndryshime politike dhe largimin e asaj që e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”.
Pas tubimit në shesh, protestuesit kanë marshuar në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në protestat e mëparshme.