Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Luledielli po rikthehet në arat e Kosovës, synohet rritja e prodhimit vendor

Vendi  |  12.08.2026 Ora 7:39   

Mbjellja e lulediellit po rikthehet në arat e Kosovës, si një kulturë me rëndësi për bujqësinë vendore dhe uljen e importit të vajit ushqimor.

Familja Sejdiu nga Podujeva këtë vit ka mbjellë rreth 120 deri në 130 hektarë me luledielli, me synimin për të siguruar rendiment dhe cilësi më të lartë të prodhimit. Sipërfaqe me këtë kulturë janë mbjellë edhe në Prizren.

Ekspertët vlerësojnë se luledielli, përveç sigurimit të lëndës së parë për prodhimin e vajit, ndihmon edhe në qarkullimin e kulturave bujqësore dhe në ruajtjen e cilësisë së tokës.

Profesorët e bujqësisë theksojnë se Kosova ka traditë në kultivimin e lulediellit, kolzës dhe kulturave të tjera industriale, ndërsa zhvillimi i tyre mund të krijojë vende pune dhe të kontribuojë në zvogëlimin e importeve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing