Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës planifikon vendosjen e semaforëve të rinj në disa udhëkryqe të kryeqytetit, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e disiplinës në trafik.
Sipas Drejtorisë së Mobilitetit, semaforë do të vendosen edhe në dy udhëkryqe që lidhin rrugët “Bajram Kelmendi”, “Rrustem Statovci”, “Qamil Hoxha” dhe “Agim Ramadani”.
Ndërkohë, ekspertët e komunikacionit kërkojnë që para vendosjes së semaforëve të bëhen analiza dhe auditime të secilit udhëkryq, si dhe të sigurohet sinkronizimi i tyre për një qarkullim më efikas.
Në kuadër të projektit të mobilitetit për vitin 2026, Komuna ka planifikuar gjithashtu vendosjen e semaforëve në udhëkryqin te Qafa.