Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ZRRE: Shkyçja dhe rikyçja e energjisë kushton 17.70 euro për secilën procedurë

Vendi  |  07.08.2026 Ora 7:40   

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se konsumatorët e energjisë elektrike duhet të paguajnë nga 17.70 euro për shkyçje dhe 17.70 euro për rikyçje, edhe kur këto procedura kryhen nga distanca përmes njehsorëve smart.

Sipas ZRRE-së, tarifa aplikohet në bazë të Rregullores për Shkyçjen dhe Rikyçjen e Konsumatorëve dhe nuk lidhet vetëm me punën fizike në terren. Në tarifë përfshihen edhe administrimi i rastit, verifikimi i kushteve, përditësimi i sistemeve dhe procedurat operative.

Rregullorja, e miratuar në vitin 2017, parasheh tarifë prej 15 eurosh pa TVSH, apo 17.70 euro me TVSH, për secilën procedurë për konsumatorët shtëpiakë. Për konsumatorët komercialë, tarifa është 30 euro.

ZRRE ka sqaruar se tarifat nuk janë zbatuar vazhdimisht në të kaluarën dhe se nuk ka nxjerrë ndonjë vendim për pezullimin e tyre. Për arsyet e mosaplikimit në periudha të caktuara, ZRRE i është referuar KESCO-s.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing