Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pritje deri në 60 minuta në disa pika kufitare të Kosovës

Vendi  |  07.08.2026 Ora 8:44   

Mërgimtarët dhe qytetarët që po udhëtojnë përmes pikave kufitare të Kosovës po përballen me prithee të ndryshme, varësisht nga vendkalimi.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje nga Kosova pritja arrin deri në 60 minuta.

Merdarë, pritjet në dalje janë deri në 40 minuta, ndërsa në Han të Elezit pritjet arrijnë rreth 10 minuta në të dy drejtimet.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, qarkullimi është më i shpejtë, me pritje nga 3 deri në 5 minuta. Në disa pika si Qafa e Prushit, pritjet janë edhe më të shkurtra, nga 1 deri në 3 minuta.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht gjatë sezonit të pushimeve kur fluksi i udhëtarëve rritet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing