Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studentët e UP-së marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Vendi  |  21.09.2026 Ora 7:49   

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë sot marshim nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, në shenjë proteste ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Marshimi pritet të nisë në orën 11:30, ndërsa studentët do të vazhdojnë drejt qendrës së Prishtinës. Lajmi për marshimin është bërë i ditur nga Parlamenti Studentor i UP-së.

Marshimi zhvillohet në ditën e gjashtë pas shpalljes së aktgjykimit më 16 shtator, kur të katër të akuzuarit u shpallën fajtorë për disa krime lufte dhe u dënuan me burgim. Ndërkohë, në Prishtinë janë zhvilluar protesta të njëpasnjëshme në kundërshtim me aktgjykimin, ndërsa mbrëmë u mbajt protesta e pestë në sheshin “Skënderbeu”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing