Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore

Vendi  |  18.09.2026 Ora 7:42   

Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë gjithëpopullore sot, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përfaqësuesi i këtyre organizatave, Gazmend Syla, e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke thënë se lufta e UÇK-së nuk mund të barazohet me krimet e kryera gjatë luftës.

Organizatat kanë paralajmëruar edhe krijimin e një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen institucionet, partitë parlamentare, shoqëria civile, shqiptarët nga rajoni dhe diaspora.

Po ashtu, ato kanë bërë të ditur se do të hartojnë një strategji kundërshtuese ndaj vendimit gjatë procesit të apelit.

Dhomat e Specializuara kanë dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim për krime lufte. Vendimi mund të apelohet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing